Real Madridi heq dorë, Barça futet në garë për sulmuesin e Frankfurtit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...

Real Madridi ka hequr dorë nga gara për ta blerë sulmuesin e Frankfurtit, Luka Jovic, për shkak të kërkesave të larta të klubit gjerman. Por, rivali i përjetshëm i Madridit, Barcelona, është futur tani në garë për shërbimet e tij.

Frankfurti ka këmbëngulur në kërkesat e veta për Jovicin, 100 milionë euro, por Real Madridi ka refuzuar ta paguajë këtë shumë dhe ka hequr dorë nga ai, sipas La Sexta, përcjell Gazeta Express.

Për sulmuesin serb është përfolur vazhdimisht se do të kalojë në kryeqytetin spanjoll, te klubi që po planifikon ta rindërtojë skuadrën në verë pas një sezoni të tmerrshëm pa trofe për standardet e veta.

Duke ditur se Madridi ka nevojë të madhe për sulmues cilësorë, Frankfurt synon të përfitojë nga shitja e 21-vjeçarit, por presidenti i gjigantit spanjoll, Florentino Perez, nuk ka pranuar t’ia plotësojë kërkesat gjermanëve.

Ndërkohë, Barcelona tani është futur në garë për shërbimet e sulmuesit, pasi e ka dëgjuar lajmin, edhe pse Antoine Griezmann është prioritet. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...