Real Madridi fiton me vështirësi ndaj Vallecanos

PUBLIKUAR

Real Madridi ka shënuar fitore të vështirë në shtëpi ndaj Valladolidit me rezultat 2:1.

Ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi në minutën e 31-të kur realizoi Benzema pas një asisti të bukur nga Valverde.

Mysafirët u kundërpërgjigjën në minutën e 84-të kur shënoi de Tomas, shkruan Gazeta Express.

Por, Rodrygo arriti të rikthente epërsinë e “Los Blancos” në minutën e 89-të dhe ia dha fitoren vendasve.

Me këtë triumf, Real Madridi merr përkohësisht pozitën e dytë në tabelë me 74 pikë, dy më shumë se Atletico Madridi që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Rayo Vallecano gjendet në pozitën e 11-të me 46 pikë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...