Real Madridi ka vendosur t’ia ulë çmimin anësorit Gareth Bale me shpresë se do të nxisë interesim nga jashtë për të, sipas Don Balon.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, dëshiron ta largojë përfaqësuesin uellsian në verë, dhe e ka kuptuar se çmimi i tij po i largon skuadrat e interesuara, transmeton Gazeta Express.
Duke e ulur çmimin e tij në 70 milionë euro, Perez shpreson se do të ndezë një luftë ofertash mes klubeve për t’i përfituar mbi 100 milionë euro nga shitja e tij në fund. /Express/


