Real Madridi e trondit Barcelonën, bie në ujdi 100 milionë euro për Lautaron

PUBLIKUAR

Real Madridi e ka tronditur Barcelonën, duke rënë në ujdi për t’i paguar 100 milionë euro për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.

Përfaqësuesi i Argjentinës është synim i madh i Barcelonës tash e një vit, por deri tani ka dështuar të arrijë marrëveshje me Interin për çmimin e tij, transmeton Gazeta Express.

Sipas uebsajtit italian, Sport Mediaset, Real Madridi ka korrur sukses aty ku Barcelona dështoi, duke i ofruar plot 100 milionë euro për sulmuesin zikaltër.

Thuhet se Interi do t’i përdorte ato para për blerjen e N’Golo Kante nga Chelsea, mesfushorin francez që është dëshirë e madhe e trajnerit Antonio Conte.

Sipas mediumit italian, Real Madridi madje ka arritur marrëveshje personale me Lautaron, duke i ofruar atij pagë vjetore 8 milionë euro.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...