Real Madridi është futur në garë për qendërmbrojtësin e Leicester Cityt, Harry Maguire, duke i bërë rivalitet Manchester Unitedit që tash e ca kohë e kërkon anglezin.
Sipas Don Balon, Real Madridi është i gatshëm të luftojë me Manchester Unitedin për qendërmbrojtësin e Anglisë dhe Leicesterit, Harry Meguire, transmeton Gazeta Express.
Skuadra e Jose Mourinhos ka ngecur në negociata pasi Leicester City i kërkon 90 milionë euro për qendërmbrojtësin, ndërsa trajneri i ri i Madridit Julen Lopetegui e sheh atë si përshtatje të përkryer për skuadrën e tij.
Los Blancos e duan një tjetër lojtar që mund të jetë forcë dominuese në ajër, pasi e ka humbur Cristiano Ronaldon që iu bashkua Juventusit në fillim të këtij muaji, dhe besojnë se 25-vjeçari mund të jetë ai person./Express/


