Real Madridi e qet në shitje Balein

PUBLIKUAR

Real Madridi ka vendosur të shesë Gareth Balein verën që vjen, pasi e ka humbur durimin me problemet fizike të uellsianit, sipas të përditshmes spanjolle “AS”.

Bale do të mungojë edhe katër muaj tjerë për shkak të një lëndimi në ije. Uellsiani nuk është paraqitur për Realin që prej shtatorit, duke e nxitur klubin t’i ulë humbjet në blerjen e tij rekorde, transmeton Express.

Manchester United u shfaqë e interesuar për Bale gjatë verës së kaluar për një shumë mbi 120 milionë euro. Por , tani Real Madridi ndien se 28-vjeçari nuk do të mundë të kushtojë më shumë se 80 milionë euro.

Nëse shitet Bale, Reali do të tentojë të nënshkruajë me yll të ri, veçanërisht Kylian Mbappen, i cili momentalisht është i huazuar për një sezon te Paris Sain-Germain.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...