Real Madridi e nis me humbje vitin 2022

PUBLIKUAR

Real Madridi e ka nisur keq vitin 2022. “Los Blancos” u mposhtën në udhëtim ndaj Getafes me rezultat minimal 1:0.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e nëntë nga Enes Unal, shkruan Gazeta Express.

Aty gaboi rëndë Eder Militao, duke u bërë kështu figura tragjike e kësaj ndeshjeje.

Më pas, për mbi 80 minuta ndeshja nuk prodhoi gola.

Real Madridi pati iniciativë të plotë, por nuk arriti assesi të paktën të shënonin golin e barazimit.

Kështu, Real Madridi njoftohet me humbjen e dytë sezonale dhe mbetet në kuotën e 46 pikëve në vendin e parë.

Në anën tjetër, kjo fitore e ngrit Getafen në kuotën e 18 pikëve në vendin e 16-të. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...