Real Madridi e mund Granadan, Juventusi fiton ndaj Veronës

PUBLIKUAR

Real Madridi e ka mposhtur 1:0 Granadan falë një goli të vonshëm të Marco Asensios të dielën në La Liga, për ta lënë prapa zhgënjimin e eliminimit nga Kupa e Mbretit në mesjavë.

Asensio e shënoi golin e vetëm dhe të triumfit për skuadrën e Carlo Ancelottit një çerek lojë para fundit në Santiago Bernabeu, raporton Gazeta Express.

Kjo fitore, e cila vjen pas eliminimit zhgënjyes nga Kupa e Mbretit në duart e Athletic Bilbaos, bën që Madridi ta çojë në gjashtë pikë epërsinë në krye të tabelës në La Liga ndaj vendit të dytë, Sevillës.

Granda, për të cilën debutoi Myrto Uzuni i Shqipërisë, ngel në vendin e 16-të me vetëm 24 pikë, gjashtë pikë larg zonës së rënies nga liga.

Ndërkohë, në Serie A.

Juventusi e mundi 2:0 Veronën në një ndeshje ku shkëlqyen blerjet e këtij afati kalimtar.

Dusan Vlahovic dhe Denis Zakaria shënuan nga një herë për fitoren e skuadrës së Max Allegrit në Allianz Stadium.

Juventusi ngrihet tani në vendin e katërt me 45 pikë, dy më shumë se Atalanta në vendin e pestë, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Verona është e nënta me 33 pikë./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...