Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, e ka shfaqur interesimin e tij për sulmuesin e talentuar të Milanit, Patrick Cutronen.
Lopetegui ka qenë një admirues i sulmuesit italian që nga koha kur ishte trajneri i Portos dhe ka tentuar që ta transferonte lojtarin në atë kohë, mirëpo ai e dëshiroi qëndrimin në Milan, transmeton Gazeta Express.
Cutrone në stinorin e kaluar ka arritur t’i shënojë 18 gola në të gjitha garat, kështu duke fituar besimin e drejtuesve të klubit italian dhe duke fituar vëmendje nga klubet e mëdha evropiane.
Ai ishte vendimtar në ndeshjen e kaluar të Milanit kundër Romës, të cilën e fitoi me rezultatin 2-1 falë golit të Cutrones në momentet e fundit të lojës, duke ia siguruar Gattusos fitoren e parë të stinorit në Serie A. /Gazeta Express/
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/real-madridi-e-kerkon-talentin-e-milanit-572360/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright


