Real Madridi e huazon portierin që e transferoi këtë verë

PUBLIKUAR

Portieri adoleshent i Real Madridit, Andriy Lunin, i është bashkuar Leganesit në bazë të një marrëveshjeje të arritur mes dy klubeve për huazim njëvjeçar.

Portieri ukrainas do ta bartë numrin 99 në ekipin e tij të ri, me Real Madridin që e bëri publike marrëveshjen të hënën vonë përmes një komunikate në uebsajtin e vet, transmeton Express.

“Real Madrid CF dhe CD Leganes kanë arritur marrëveshje për transferimin e Andriy Lunin për këtë sezon, deri më 30 qershor 2019”, thuhet në njoftimin e Madridit.

Lunin iu bashkua Realit këtë verë, por tani do të luajë si i huazuar te Leganes ashtu sic kishte planifikuar klubi i tij.

Andriy Lunin në fanellën e Real Madridit

Drejtuesit madrilenë besojnë se 19-vjeçari ka nevojë për përvojë dhe hapësirë për të luajtur para se të nisë të paraqitet për Madridin, prandaj kalimi në një klub tjetër do të jetë në të mirë të tij dhe klubit.

Huazimi i tij ka qenë i pashmangshëm sidomos pas arritjes së Thibaut Courtois në klub këtë muaj, me Keylor Navasin po ashtu që po lufton ta mbajë rolin e tij si numri një i Los Blancos. /Gazeta Express/

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/real-madridi-e-huazon-portierin-qe-e-transferoi-kete-vere-570652/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...