Real Madridi e harron Neymarin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Martin Berishaj përfundon deklaratën në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Ambasadori i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, ka dhënë deklaratë në Prokurorinë Speciale të...

Oriola Marashi në deti, “trazohet” interneti

Oriola Marashi ka publikuar një fotosesion nga pushimet e saj luksoze në një vend...

Përkundër që Paris Saint-Germaini e ka bërë të qartë se është i gatshëm ta shesë Neymarin gjatë këtij afati kalimtar të verës, Real Madridi e ka lënë në të kaluarën interesimin për brazilianin.

Në fillim të verës raportohej se Neymari mund të jetë e ardhmja e Real Madridit, mirëpo tani braziliani ka mbetur vetëm në të kaluarën e klubit madrilen, shkruan AS, transmeton Gazeta Express.

Drejtuesit në “Santiago Bernabeu” e kanë distancuar veten nga mundësia e transferimit të Neymarit, i cili nuk është më pjesë e projektit madrilen, përkundër që jo para shumë kohe ishte ëndrra e madhe e presidentit të klubit, Florentino Perezit.

Edhe pse PSG-ja është e gatshme ta shesë atë (“Mund të largohet nëse na vjen ofertë e pranueshme nga ndokush”, tha drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo), Neymari më nuk konsiderohet si opsion për ta përforcuar skuadrën e Zinedine Zidanit.

Klubi francez do të preferonte t’ia shiste brazilianin Real Madridit para se ta lejonte kthimin e tij në Barcelonë, mirëpo një ofertë e tillë nuk i është bërë klubit madrilen as drejtpërdrejt e as përmes ndërmjetësve.

Për më tepër, futbollisti brazilian vazhdon ta preferojë kthimin në Camp Nou e Real Madridi vazhdon ta preferojë Kylian Mbappen, 20-vjeçar.

Sa i përket potencialit në futboll, personalitetit dhe ndikimit në aspektin financiar dhe të marketingut, Real Madridi vazhdon të besojë se Mbappe do të mundë të jetë më efikas sesa Neymari.

Për këtë arsye, drejtuesit e “Los Blancos” do të tentojë ta bindin Mbappen të mos e rinovojë kontratën e tij me PSG-në, e cila është e vlefshme deri në vitin 2022, në mënyrë që verën e ardhshme çmimi i tij të jetë më i ulët. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...