Real Madridi e “harron” De Gean dhe Courtoisin, i kthen sytë kah një portier tjetër

PUBLIKUAR

Real Madridi është duke e vëzhguar nga afër zbulimin e Romës këtë sezon, Alisson Beckerin, teksa kërkon ta blejë një portier të ri për sezonin e ardhshëm, raporton Mundo Deportivo.

25-vjeçari ka qenë sensacioni i këtij sezoni në Serie A dhe thuhet të ketë zgjuar interesimin e Liverpoolin gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Express.

Megjithatë, braziliani ka rënë në sytë e Real Madridit, i cili pasi nuk transferoi asnjë portier gjatë afatit kalimtar dimëror, do të kërkojë ta bëjë një gjë të tillë në verë.

Reali veçse është lidhur ngushtë me David de Gea dhe Thibaut Courtois, por e sheh Alisson si opsion të cilësisë së lartë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...