Real Madridi dhe Tottenhami i Mourinhos kualifikohen, Atletico rrezikon eliminimin

PUBLIKUAR

Real Madridi dhe Tottenham Hotspur i Jose Mourinhos janë dy skuadrat më të fundit që e kanë siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, pas barazimit 2:2 me Paris Saint-Germain dhe triumfit 4:2 kundër Olympiakosit, përkatësisht, por Atletico i Madridi rrezikon eliminimin pas humbjes 1:0 kundër Juventusit.

Në ndeshjet e tjetra të zhvilluara mbrëmjen e së martës në xhiron e parafundit në Champions, Bayern Munich, tashmë i kualifikuar, e shkatërroi 6:0 Crvena Zvezdën midis Beogradit, Manchester City, po ashtu i kualifikuar tashmë, u ndal me barazim 1:1 nga Shakhtar Donetsk, raporton Gazeta Express.

Atalanta e mundi 2:0 Dinamo Zagrebin, Bayer Leverkuseni e mposhti 2:0 Lokomotiv Moscow, ndërsa Galatasaray u nda baras 1:1 me Club Brugge.

Real Madrid: PSG

Skuadra e Zinedine Zidane e siguroi kualifikimin pas dështimit të Club Brugge për ta mundur Galatasaray dhe barazimit 2:2 me Paris Saint-Germain në Madrid.

Megjithatë, francezi duhet të jetë i zemëruar, duke parë që skuadra e tij e lëshoi një epërsi prej dy golave në 10 minutat e fundit, pasi po udhëhiqte falë golave të Karim Benzemas.

Kylian Mbappe dhe Sarabia shënuan dy gola për dy minuta dhe ia siguruan PSG-së vendin e parë në Grupin A.

Juventus 1:0 Atletico Madrid

Pas humbjes minimale ndaj Juventusit, Atletico Madrid rrezikon të eliminohet nga Liga e Kampionëve herët, nëse nuk fiton në ndeshjen e fundit kundër Lokomotiv Moscow në Torino.

Paulo Dybala shënoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë, i cili doli të ishte i triumfit për kampionin italian.

Si rezultat e tri pikëve të reja, Juve e fiton Grupin D.

Crvena Zvezda 0:6 Bayern Munich

Bayern Munich e vazhdoi ecurinë e përkryer të fitoreve radhazi në Grupin B, duke e turpëruar 6:0 klubin serb, Crvena Zvezda në Beograd.

Robert Lewandowski shkëlqeu me katër gola, ndërsa dy golat e tjerë u shënuan nga Leon Goretzka dhe Tolisso.

Bayerni është fitues i Grupit B, ndërsa klubi serb tashmë i eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Tottenham 4:2 Olympiakos

Tottenhami i dhuroi trajnerit të vet të ri, Jose Mourinhos, një debutim drithërues në Ligën e Kampionëve, duke e siguruar kualifikimin në 1/8 e finales pas fitores me rikthim kundër Olympiakosin në Londër.

El Arabi dhe Ruben Semedo shënuan për epërsinë prej 2:0 për vizitorët nga Greqia në 20 minutat e parë të ndeshjes.

Por, Harry Kane dy here, Dele Alli një herë dhe Serge Aurier një herë, shënuan katër golat e triumfit me rikthim të londinezëve.

Tottenham e siguron kualifikim si e dyta nga Grupi B.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...