Marcos Llorente dhe Jesús Vallejo do të rikthehen në Real Madrid gjatë verës
Drejtuesit e Real Madridit janë duke menduar vetëm për sezonin e ardhshëm, pasi gjatë janarit nuk kanë të drejtë të blejnë lojtar.
Sipas të përditshmes sportive madrilene, AS, Los Blancos do të rikthejnë në skuadër Marcos Llorente dhe Jesús Vallejo.
I pari është i huazuar te skuadra spanjolle, Alaves, derisa i dyti është dhënë me qira te skuadra gjermane, Eintracht Frankfurt, përcjell Express.



