Real Madridi ka lëshuar një komunikatë duke sqaruar disa gjëra për shkrimet në media për Neymar
Tashmë ky klub informacionet i jep zyrtare vetëm nëpërmes kanalave të tyre e edhe sonte pas shkrimëve që e lidhnin klubin mbretëror me një kalim të Neymar në Los Blancos.
Kjo është komunikata e Real Madridit
Pas vazhdimit të lajmëve që na lidhin me një kalim të lojtarit të PSG’së, Neymar Jr, Real Madrid CF dëshiron që të qartësojë se nuk e ka në plan për të bërë ofertë për lojtarin.
Marrëdhëniet në mes të dy klubeve janë të jashtëzakonshme, kështu që, nëse në disa pika Real Madridi e merr në konsideratë transferin e ndonjë lojtari të PSG’së, gjëja e parë që do të bënte është të shkonte në klubin e tij dhe të bisedonte për të. /GazetaExpress/


