Gelson Martins, ylli i Sporting Lisbonës, është shenjtëruar nga Real Madridi
Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit ka shfaruar interesim për mesfushorin e Sportingut, Gelson Martins, shkruan Marca.
Ky i fundit kishte bërë një paraqitje të mirë, në Santiago Bernabeu, në ndeshjen e parë ndaj Los Blancos në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Pikërisht nga kjo përballje, Los Blancos janë duke e vëzhguar reprezentuesin portugez, përcjell Express.
21 vjeçari ka kontratë me Sportingun deri në vitin 2021, derisa vlera e portugezit në treg është rreth 13 milionë euro.
Por, edhe Manchester United ka shfaqur interesim për Martinsin. Madje, Jose Mourinho është i gatshëm të ofroj 60 milionë euro për portugezin. Express/



