Borussia Dortmund po kërkon 80 milionë euro për Pierre-Emerick Aubameyangun
Sipas Diario Ok, drejtuesit e Borussia Dortmundit janë duke i kërkuar Real Madridi 80 milion euro për Pierre-Emerick Aubameyangun.
Por, Diario Ok shkruan se Los Blancos nuk janë të gatshëm ta paguajnë këtë shifër për sulmuesin nga Gaboni, përcjell Express.
Real Madridi tash e sa kohë është i interesuar për ish sulmuesin e Milanit, derisa edhe Aubameyang nuk e ka fshehur dëshirën që të luaj në Santiago Bernabeu. /Express/



