Reagon Vetëvendosje: Albini është shumë i lumtur me familjen e tij

PUBLIKUAR

Pas lajmit të shpërndarë në rrjetet sociale që Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe gruaja e tij janë pranë divorcit, ka reaguar ky subjekt përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Sipas tyre, këto janë më shumë se shpifje të ulëta që vijnë nga mediat dhe portalet e pushtetit e që shprehin gjendjen dëshpëruese të Qeverisë së Kosovës.

“Lufta speciale ndaj opozitës triumfuese, po shpërfaqet në këto lajme absurde dhe po tregon mungesë argumentesh e mbështetjeje si dhe panikë të madhe të pushtetit. Të përfshirë në këtë luftë speciale janë edhe njerëzit e pushtetit që drejtojnë portale të tilla shpifëse dhe që ngrisin akuza absurde e të pabaza, të mbështetura tërësisht në burime inekzistente”, thuhet në postim.

Albin Kurti u martua me norvegjezen Rita Augestad Kndusen në mars të vitit 2014.

Ky është reagimi i plotë i Vetëvendosjes:

Lajmet rreth jetës private bashkëshortore të deputetit të VETËVENDOSJE!-s, z. Albin Kurti, janë tërësisht të pavërteta dhe politikisht tendencioze.

Këto shpifje të ulëta që vijnë nga mediat dhe portalet e pushtetit, qartësisht shprehin gjendjen dëshpëruese të Qeverisë së Kosovës. Lufta speciale ndaj opozitës triumfuese, po shpërfaqet në këto lajme absurde dhe po tregon mungesë argumentesh e mbështetjeje si dhe panikë të madhe të pushtetit. Të përfshirë në këtë luftë speciale janë edhe njerëzit e pushtetit që drejtojnë portale të tilla shpifëse dhe që ngrisin akuza absurde e të pabaza, të mbështetura tërësisht në burime inekzistente.

Duke mos pasur guxim e material që të përballet konceptualisht dhe me argumente, pushteti, në prag të rënies, po mundohet që përmes shpifjeve të tilla të njollosë deputetët e Republikës. Këto lajme të pavërteta tashmë nuk i besojnë as qytetarët, të cilët më të vendosur se asnjëherë, po e kundërshtojnë këtë regjim kriminal dhe shpifës.

Albin Kurti ka qenë në Norvegji para një jave dhe çdo aludim i plasuar në këto portale partiake është shpifje e pastër. Albini, Rita dhe Lea, kurrë skanë qenë më të lumtur së bashku.

SHIKO MË SHUMË

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...

KFOR-i: Batalioni britanik mbërrin në Kosovë, dislokimi rutinë nuk ndryshon mandatin e misionit

Personeli, pajisjet dhe automjetet nga Batalioni i Parë i “The Rifles” të Mbretërisë së...

Mërgata shqiptare në Bavari mobilizohet në mbështetje të protestës “LIRIA KA EMËR”

  Mërgata shqiptare në Bavari po mobilizohet në mbështetje të protestës së thirrur nga platforma...