Reagon Valverde pas disfatës së Barçës në Kupën e Mbretit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Ernesto Valverde ka thënë se dëshiron t’i ndryshojë gjërat në Barcelonën e tij, pas humbjes në finale të Kupës së Mbretit kundër Valencias të shtunën në Sevilla.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve pas turpërimit që ia shkaktoi Liverpooli dhe humbja në finale të kupës ia ka vështirësuar gjërat Valverdes dhe ia ka bërë edhe më të paqartë të ardhmen në Camp Nou, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, trajneri spanjoll nuk e ka ndërmend të lëvizë dhe dëshiron t’i ndryshojë gjërat.

“Trajnerët gjithmonë duan t’i ndryshojnë gjërat”, tha Valverde pas ndeshjes.

“Nëse do zgjedhja për të dështuar në finale apo çerekfinale, atëherë do ta parapëlqeja finalen. Nëse do të mund të zgjedhja mes çerekfinales apo gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve, atëherë do ta zgjedhja gjysmëfinalen”, shtoi ai.

Valencias nuk ishte skuadër dominuese, por i shfrytëzoi mundësitë, gjë që e pranoi edhe vetë Valverde.

“Ata janë shumë të mirë në kundërsulme dhe sot ishin shumë efektivë”, theksoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...