Reagon trajneri PSG-së pas asaj që ndodhi: “Nëse nuk kuptohen Neymar e Cavani, unë do të vendos”

PUBLIKUAR

Emery ka thënë se ai do të vendosë se kush do t’i ekzekutojë penaltitë nëse Neymar e Cavani vazhdojnë të mos kuptohen mes vete.

PSG-ja fitoi 2:0 në “Parc des Princes” me dy autogola të mysafirëve. Gjatë ndeshjes u akordua një penalti për vendasit të cilin deshi ta ekzekutojë Neymari, por ashtu si javë më parë, edhe këtë herë Edinson Cavani nuk e lejoi brazilianin.

Lidhur me këtë ka reaguar trajneri, Unai Emery. Ai ka paralajmëruar lojtarët se nëse nuk merren vesh mes vete, ai do të vendosë se kush do t’i ekzekutojë penaltitë.

“Penaltitë do të ekzekutohen nga disa lojtarë, ndër ta janë Cavani e Neymar”, tha Emery pas ndeshjes.

“Duhet të arrihet një marrëveshje zotërinjsh për penaltitë. Pas kësaj që ndodhi, ne do të organizojmë në mënyrë të brendshme për penaltitë e ardhshme sepse mendoj se që të dy janë të aftë për të shënuar dhe unë dua të kemi alternativa”, shtoi Emery.

“Nëse ata nuk kuptohen mes vete, unë do të vendos. Nuk dua që kjo të jetë një problem për ne”, theksoj mes tjerash Emery. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...