Pas shkarkimit të Julen Lopeteguit për shkak të formës tejet të dobët në vazhdimësi të Real Madridit në këtë fillim sezon, kapiteni Sergio Ramos e ka pranuar se tani nuk është koha të flitet por të veprohet.
Lopetegui e humbi vendin e punës pas turpërimit që Barcelona ia bëri Real Madridit në El Clasicon e së dielës në “Camp Nou”, transmeton Gazeta Express.
Ramos ishte në mesin e atyre që u fajësua nga tifozët e Real Madridit për situatën në skuadër.
Mbrojtësi spanjoll, ka shkruar në Twitter para ndeshjes së Real Madridit në udhëtim ndaj Melilla në Kupën e Mbretit.
“Jemi në dijeni dhe ndiejmë përgjegjësi për këtë situatë. Ama, nuk është koha të flasim, por të veprojmë”, shkroi ai.
“Sot shënojmë hapin e parë Hala Madrid!”, shtoi ai. /Gazeta Express/


