Kryetari i LVV-së në Lipjan, Selatin Retkoceri ka reaguar n duke thënë se qendra e VV-së në Lipjan para tre jave ka botuar një shkrim në portalet lokale të Lipjanit. Shkrimi kishte të bënte me një analizë jo edhe aq serioze dhe me një qasje shumë periferike, e koncenruar vetëm nga një aspekt që kishte të bënte me orjentimin dhe shpërndarjen e investimeve kapitale, pa prekur pozicionin paga dhe mëditje, mallrat e sherbime dhe subvencionet.
Sipas tij, se artikulli apo analiza e një pjese të buxhetit, postuar në facebookin personal dhe i botuar në portalin Lipjani neës, u lexua shumë pak. Pse u lexua pak unë nuk brengosem sepse qytetarët nga dëshprimi dhe paperspektiva që i ka kaplu, humbja e besimit në strukturat politike, nuk po lexojnë dhe fare nuk ju intereson kush çka po shkruan e po deklaron.
Reagimi i plotë nga Selatin Retkoceri:
Qendra e VV-së në Lipjan para tre jave ka botuar një shkrim në portalet lokale të Lipjanit. Shkrimi kishte të bënte me një analizë jo edhe aq serioze dhe me një qasje shumë periferike, e koncenruar vetëm nga një aspekt që kishte të bënte me orjentimin dhe shpërndarjen e investimeve kapitale, pa prekur pozicionin paga dhe mëditje, mallrat e sherbime dhe subvencionet.
Koncentrimi ynë ishte vetëm te Investimet kapitale për të cilat nuk nevojitej fare profesionalizëm dhe ekspertizë për të konstatuar se orjentimi dhe shpërndarja e buxhetit ishte pershtaur me nevojën për të joshur qytetarët, që votën ta japin te partia e cila po investon dhe po ua rregullon infrastrukturën qytetarëve të saj.
Kryetari i tanishëm por edhe kryetarët që pretendojnë të marrin udhëheqjen e Lipjanit në zgjedhjet e vitit vijues, duhet ta kuptojnë se ka kaluar koha kur qytetarët janë mashtruar me 5, 10 e 20€ e me një thes miell (25 kg), natën e heshtjes zgjedhore, ska qytetar që do të mashtrohet më me premtime për asfalt, ujë e kanalizim, ka kaluar koha e infrastrukturës dhe premtimeve që ju bëhen qytetarëve me paratë që ata i paguajnë vetë në formë tatimi dhe taksave të ndryshme të cilat çdo Qeveri dhe pushtet komunal ka obligimin që ato ti shpërndajë drejt, perfitimi i qytetarëve duhet të jetë racional, pa preferencë dhe kushtëzime siq ka ndodhur në të kaluaren dhe pretendohet për të ardhmen.
Secili kryetar partie që aspiron pozitën e të parit në Komunë, duhet të tregoj se si do ta nxjerrë nga varfëria dhe papunësia ekstreme që ka kaplu qytetarin e vendit të tij, si do të nxisë zhvillimin ekonomik, çka do të bëjë me arsimin dhe edukimin që ka rënë në nivelin ma të ulët që prej kur kanë filluar shkolla shqipe. Si do ta nxjerrë shëndetësinë nga humnera dhe mjerimi që është katandisur, çka do të veproj me sportin dhe kulturën që po shuhen çdo ditë e ma shumë, çka do ti themi rinisë e cila ka kryer shkollën e mesme dhe fakultetin dhe po bredhin çdo ditë e ma shumë nëpër rrugët e qytetit për të thyer monotoninë dhe dëshprimin që i ka kaplu. A do të vazhdojmë ti gënjejmë edhe më tutje apo do të ju tregojmë të vertetën se nuk dimë dhe skemi çka të bëjmë me ta.
Të ju themi dhe tregojmë se ne duam votën tuaj sa për të na mundësuar punësim njërit prej neve që do të jemi më i shkathët për të ju bindur me rrena dhe me kaq perfundojmë, shihemi pas katër vitesh me premtime dhe rrena të reja. Unë personalisht vlersova se artikulli apo analiza e një pjese të buxhetit, postuar në facebookin personal dhe i botuar në portalin Lipjani news, u lexua shumë pak. Pse u lexua pak unë nuk brengosem sepse qytetarët nga dëshprimi dhe paperspektiva që i ka kaplu, humbja e besimit në strukturat politike, nuk po lexojnë dhe fare nuk ju intereson kush çka po shkruan e po deklaron. Të vetmit reagues ishin të zgjedhurit e popullit duke tentuar të mbulojnë dobësitë dhe paaftësinë e tyre për të drejtuar me qytetarin dhe për tu perballur me problemet e shumta zhvillimore që e kanë kaplu vendin e tyre. Çdo reagim i qytetarëve edhe me kritikë ndaj shkrimit, do të mirëpritej nga unë personalisht, por kur futesh në esencën dhe gjuhën e perdorur me plot fyerje dhe shfryerje edhe personale, kjo ska se si mos të të shqetësoj dhe brengos për paperspektivën që ta krijon një strukturë komunale për të cilën edhe ke kontribuar.
Reagimi i këshilltarit për financa (drejtori) Sh.H. nga unë konsiderohet i arsyeshëm, veq ish nxënësi im nuk është dashtë të lëshohet në fyerje personale sepse kjo është e pakuptimtë dhe ka mundësi që të degradoj deri aty kur edhe mund të hapen dosjet dhe të dalin të larat e palarat e secilit nga ne.
Problemi i krejt këtij shkrimi qëndron te perdorimi i emrave anonim, të paqenë, të shpikur, të rrejshëm prapa të cilëve qëndrojnë figura të larta të pushtetit komunal. Kush na qenka kjo “Fjolla Bregu” apo cili nga udhëheqësit e komunës është klonuar me këte emër që aq mirë po i njeh personazhet e apostrofuar nga “ajo” ma mirë me thënë ai sepse jemi të sigurtë se është mashkull që mshifet prapa një femre.
Gresa Dragusha, sigurtë se mund të jetë një emër i një zonje apo zonjushe të nderuar, dyshimi i bazuar i yni ekziston se edhe kjo adresë fb-je po keqperdoret nga dikush brenda komunarëve, që nuk e kanë guximin të replikojnë hapur dhe me argumente. Emra tjerë në komente të dyshimta janë edhe: Albina Krasniqi, Monda Gashi, Niki Niti Krasniqi, Semir Sadiku etj. Gjuha vullgare dhe fyerja e disa aktivistëve nga këta komentues e sidomos e femrave të apostrofuara është tregues i mjaftueshëm se komentet nuk mund të jenë të tyre, andaj unë me qëllim i publikova emrat dhe mbiemrat gjithënjë duke konsideruar se dikush po ua keqpërdor identitetin dhe emrin e tyre me çka krijohet bazë e mirë për ndjekje penale për keqpërdoruesit. Në ndonjë rast tjetër mund edhe ti botojmë komentet të cilat publiku do të jetë në gjendje ti identifikoj si të porositur dhe të manipuluar.(sic), thuhet në reagim.


