Reagon Rama pas akuzave të Bashës dhe Berishës ndaj njëri- tjetrit si shërbëtorë të tij

PUBLIKUAR

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar pas akuzave të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ndaj tij për zhvillimet e sotme.

Rama tha se ka një thirrje për demokratët kur sheh se si të dy ata e akuzojnë se kush ishte shërbëtori i tij, e cila është: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!“Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur.Asgjë s’më dhemb dot më.

Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet”, shkruan Rama ndër të tjera në Twitter.

Më herët, Lulzim Basha e akuzoi Berishën se me qasjen e tij ndaj demokratëve dhe opozitës po i bënte shërbimin më të madh Edi Ramës. Ndërkohë, Berisha tha se Basha është peng i Ramës dhe se ishin koordinuar bashkë për të rrahur sot ata që ai i quajti opozita e vërtetë e vendit.

Postimi i plotë i kryeministrit:
1- Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt:Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!

2- Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur.Asgjë s’më dhemb dot më.Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet!

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...