Reagon Pacolli: Tragjedia e Liridonës po përdoret për të tërhequr vëmendjen, po e njollosin imazhin e të tjerëve

PUBLIKUAR

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka deklaruar të mërkurën se nga largësia ka vërejtur “disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që shfrytëzojnë tragjeditë si ajo e Liridonës për të tërhequr vëmendjen në platformat mediatike”.

Sipas tij, është kritike të dallohen dhe kundërshtohen deklaratat e paqëndrueshme dhe pa fakte të disa “debatuesve” apo “analistëve” që njollosin imazhin dhe reputacionin e të tjerëve vetëm për të përfituar vëmendjen publike.

“Kjo ndihmon në ngritjen e nivelit të bisedës dhe transparencës së informacionit për publikun, duke theksuar seriozitetin e mediave”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Për të sqaruar publikun, ai ka thënë se po ndjek një rrugë të gjatë dhe të planifikuar prej gjashtë muajsh, që e ka penguar të marr pjesë në varrimin e Liridonës.

Për këtë gjë kreu i AKR-së është shprehur se janë përkujdesur vëllezërit, familja dhe bashkëpunëtorët e tij.

Më 29 nëntor, Liridona Ademaj-Murseli u vra në Prishtinë. Bashkëshorti i saj, Naim Murseli, është arrestuar nën dyshimin se e ka organizuar aktin. Murseli ka qenë këshilltar i jashtëm i Pacollit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...

6 gusht seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së Presidentës së Kosovës, Albulena Haxhiu po mban një konferencë për...

Prishtinë: Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas, përfundon në stacion policor

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një burrë kosovar...