Reagon nëndega e PDK-së në Kraishtë, Deklaratat e Imri Ahmetit janë të papranueshme

PUBLIKUAR

“Deklaratat e kreut komunal të Lipjanit,z.Imri Ahmeti,të dhëna në rtv 21,se punët infrastrukturore në fshatin Kraishtë,konkretisht për rrjetin e kanalizimit, se është i një cilësie të dobët, janë plotësisht të papranueshme, të pa baza dhe të paqendrueshme për ne si nëndegë e PDK-së si dhe për qytetarët Kroishtas!”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga nëndega e PDK-së në Kraishtë.

“Punët e kryera nga kompania NTP”Ferizi”gjatë mandatit të z.Shukri Bujës,janë jashtëzakonisht të një cilësie të qëndrueshme,andaj banorët e fshatit Kraishtë i janë falenderues dhe mirënjohes angazhimit të z.Buja për investimin si dhe kompanisë NTP”Ferizi” për një punë të shkelqyer në këtë rrjet kanalizimi me kyqje në gjithë fshatin! Kreu komunal, z.Ahmeti, do të ishte mirë të merret me priritete të reja për banorët kroishtas, pasi siq po duket nuk kemi qenë pjesë e asnjë prioriteti deri më tani si fshat! Me respekt Nëndega e PDK-së Kraishtë!”, thuhet në Komunikatë.

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...