Reagon Milani pas lajmeve rreth largimit të Donnarummas

PUBLIKUAR

Gjiganti italian Milan ka reaguar ndaj lajmeve se portieri, Gianluigi Donnarumma, do të largohet nga skuadra në afatin kalimtar të janarit, duke thënë se tani nuk është koha për tregun e transferimeve të lojtarëve, por për t’u fokusuar në fushën e lojës.

Portieri i talentuar është lidhur përsëri me një largim nga klubi, me mediat italiane që kanë raportuar se agjenti i tij, Mino Raiola, është i palumtur me kontratën e nënshkruar verën që lamë pas, transmeton Express.

Për këtë “Kuq e zinjtë” janë përgjigjur në ueb-sajtin e tyre zyrtar.

“Gigio është aset i klubit tonë, si në sport [thjesht shkoni dhe shikojeni pritjet e tij kundër Torinos dhe Bolognas] dhe financiarisht”, ka thënë Milan.

“E gjithë kjo nënvizohet nga një kontratë me kohëzgjatje deri në vitin 2021, dhe e forcuar nga një dialog gjithmonë i hapur dhe pozitiv mes lojtarit dhe trajnerit [Gennaro Gattuso]”, ka shtuar skuadra italiane.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...