Reagon Maradona, tregon gjendjen shëndetësore

PUBLIKUAR

Diego Armando Maradona ka treguar se është në gjendje të mirë shëndetësore pas një shqetësimi gjatë takimit të mbrëmshëm mes Argjentinës dhe Nigerisë në Kupën e Botës.

Mbrëmë u raportua se legjenda argjentinase ishte dërguar në spital pas përkeqësimit të gjendjes menjëherë pas fitores 2-1 të Argjentinës ndaj Nigerisë, por Maradona ka qenë i shpejtë ta mohojë këtë duke thënë se nuk është shtruar në spital, transmeton Gazeta Express.

Nga pamje të publikuara në rrjetet sociale, fituesi i Kupës së Botës u pa në gjendje të përkeqësuar.

Tani, ai ka zbuluar se kishte dhimbje qafe dhe problem me zemër dhe se doktori i kishte rekomanduar të shkonte në shtëpi pas pjesës së parë.

“Dua t’ju them se jam mirë, se nuk jam në spital e as nuk jam shtruar më herët”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Maradona shtoi se nuk ka dashur ta dëgjojë rekomandimin e doktorit në mënyrë që të ishte dëshmitar i kualifikimit të Argjentinës në mesin e 16 skuadrave më të mira.

“Më kontrolloi doktori dhe më rekomandoi të shkoja në shtëpi para pjesës së parë, por doja të qëndroja sepse po rrezikonim [eliminimin]. Si të largohesha? Puthje për të gjithë, faleminderit për përkrahjen!”, shtoi ai. /Gazeta Express

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...