Reagon Maradona pas deklaratave të Leo Messit

PUBLIKUAR

Diego Maradona ka insistuar se Lionel Messi nuk duhet të largohet nga përfaqësuesja e Argjentinës

Pas humbjes nga Kili në finale të Copa America, ylli argjentinas shokoi të gjithë argjentinasit duke deklaruar se aventurës së tij me përfaqësuesin i erdhi fundi.

Messi gjatë karrierës humbi katër finale me Argjentinën, diçka që pas ndeshjes e shtyu të marrë vendimin për t’u pensionuar nga Argjentina.

Mirëpo sipas Maradonas ky është një vendim i nxituar dhe se Messi duhet të vazhdojë të luajë për Argjentinën.

“Messi duhet të qëndrojë te Kombëtarja. Ai do të shkojë në Rusi në një super formë dhe me një skuadër më të pjekur. Messi do të shpallet kampion në Rusi”, tha Maradona. /gazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...