LDK-Lipjan përmes një reagimi ka thënë se krahasimi i vlerave të kontratave mes një komune shumëfish më të vogël për shpenzimet me rastin e pandemisë COVID-19 është më tepër shqetësim që nuk janë vet aty për të gërryer me fatura me muzikë e me akullore siç ishin mësuar etërit e tyre se sa që kanë hallin e qytetarëve ata.
Reagimi i plotë i LDK-Lipjan:
REAGIM
Rri në hi e shkruaj zi është një fjalë popullore.
Dega e PDK-së në Lipjan po vajton duke provuar demagogji e dezinformata si ushqim të përditshëm pa të cilin smunden dot të rrinë.
Krahasimi i vlerave të kontratave mes një komune shumëfish më të vogël për shpenzimet me rastin e pandemisë COVID-19 është më tepër shqetësim që nuk janë vet aty për të gërryer me fatura me muzikë e me akullore siç ishin mësuar etërit e tyre se sa që kanë hallin e qytetarëve ata.
Stresi që kanë është jo halli dhe ndihma në betejën me COVID-19 por kukatja e tyre se nuk janë aty për të kapur e zhgarravitur siç e kanë zakon të dëshmuar tash e sa kohë.
Ne nuk do vazhdojmë të dëgjojmë fjalët e hilet e meraklive për të ekspozuar dashninë e tyre për zhvatje por do të vazhdojmë me punë pa dallim, pavarësisht krekosjeve e vajit të tyre.
Kontrata që është publike në websajtin e Komunës është e pa krahasueshme me kontratën e Komunës tjetër.
Shiqoni kontratën e KK Lipjanit për produkte të tilla. Shiqoni edhe Komunat e tjera. Lipjani ka kontratë edhe me 0,16 cent. Tani është çështje e specifikave të tjera të parapara në dosje që duhet ditur të lexohen.
Keni parasysh Komuna jonë në bazë të kërkesës të specifikuar në kontratë ka kryer tri shërbime DDD (Dezinfektim, Dezinsektim dhe Deratizim) me çmim 0.48 për m², që për secilin shërbim çmimi është 0.16 cent për m², ndërsa disa komuna të tjera kanë patur te specifikuar në kontratë vetëm një shërbim me çmim shumë më të lartë.
Po ashtu disa nga Komunat e tjera që kanë pasur me kontratë të specifikuar të 3 shërbimet ngjashëm si komuna e jonë kanë çmim më të lartë se Komuna e Lipjanit.
>Shiqoni fotot e postuara<





