Reagon kryeministri Mustafa: Të zbulohet shpejt çka ka ndodhur me rastin e Astrit Deharit

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Kryeministri kërkoi nga institucionet relevante që të hetohet se çfarë ka ndodhur.

“Shpreh dhimbjen dhe hidhërimin për vdekjen e një të riu në burgun e Prizrenit. Shpreh ngushëllimet e mia, kërkoj që institucionet të bëjnë veprimet e pavarura dhe të konstatohet se çfarë ka ndodhur”, ka thënë Mustafa në mbledhjen e Qeverisë.

Astrit Dehari ka ndërruar jetë të shtunën, ndërsa ishte i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren./gazetaexpress

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit: Pritjet në kufi deri në 20 minuta

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës nuk ka pritje të gjata. Sipas të...

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë javës së...

Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

Haki Demolli, një ndër emrat që është përfolur deri dje për postin e presidentit,...