Reagon Krasniqi: Nga viti 2014 është hequr nga strukturat e reja Komunale bashkëpagesa në vlerë prej 5 eurove e vendosur pikërisht nga subjekti politik PDK!

PUBLIKUAR

Agim Krasniqi, Drejtor i QKMF-së në Lipjan ka reaguar ndaj një komunikate të Partisë Demokratike të Kosovës dega në Lipjan duke thënë se që nga viti 2014 është hequr nga strukturat e reja Komunale bashkpagesa në vlerë prej 5 eurove e vendosur pikërisht nga Subjekti politik PDK!

Vizita mjekësore në shërbimin e Urgjencës deri në tetor 2016 janë: 39224, shërbime shëndetësore 40257 gjithsej bëjnë 79481.

Kurse dje gjatë ditës subjekti politik PDK në Lipjan e ka quajtur skandaloze sepse sipas PDK-së tani më për tri vite me radhë pacientët që ia mësynë vizitave mjekësore për shërbime shëndetësore në Emergjencën/Urgjencën e Komunës së Lipjanit përveç që përballen me mungesën e barnave të cilat duhet ti siguroj vet ,ai detyrohet të paguaj një pagës, të cilën padrejtësisht e ka Drejtoria në QKMF-së, thuhet në një pjesë të komunikatës së PDK-së, transmeton LipjaniNews.com.

 

Reagimi i plotë i drejtorit Krasniqi….

Me qëllimin të informimit tuaj të saktë dhe duke marr shkas shkrimin në portalin Lipjani News, lidhur me bashkëpagesat dhe gjoja ndërhyrjet e Drejtorit në Udhëzimin Administrativ 2007/4. Dua që të ju informoj për këto të pavërteta të cilat për konsum politik qëllimisht po tentohet të hutojnë qytetarin e komunës së Lipjanit.

Dua të ju rikujtoj se që nga viti 2014 është hequr nga strukturat e reja Komunale bashkpagesa në vlerë prej 5 eurove e vendosur pikërisht nga Subjekti politik PDK!

Vizita mjekësore në shërbimin e Urgjencës deri në tetor 2016 janë: 39224, shërbime shëndetësore 40257 gjithsej bëjnë 79481.

Nga ky numer participim nga shërbimi i urgjencës gjithsej ka pasur 3488 €,

Pra i bije se ka pas participim vetëm 4.3 % të vizitave dhe shërbimeve shëndetësore!

Sa i përket ndërhyrjes  në çmimorën e  UA-2007/4 , aty nuk ka asnjë ndërhyrje por vetëm një lëshim teknik ku pika 3 është realisht pika katër në këtë UA 2007/4, kurse piken 3 është bashkëpagesa 5 euro vizitë në QMF, QKMF,  në të cilën janë bazuar për të marr nga 5 euro qytetarëve kur ishte në pushtet PDK!

qqqqMe qellim që të jetë e lexueshme dhe mos të jetë vetëm një tabelë me çmime pa asnjë vule dhe shenje institucionale, është shkruar çmimorja në të cilën theksohet qartë se është e bazuar në UA 2007/4 dhe janë shënuar të gjitha shërbimet përveç pikës 3 ku është Ekzaminimi në QMF,QKMF pa udhëzimin e mjekut te familjes 5 euro, këtë pikë e cila është me numër rendor 3 nuk e kemi vendosur fare në cmimore si gabim teknik e kurrsesi ndërhyrje, sepse ne nuk kemi caktuar cimet e shërbimeve.

Por dua të theksoj se sa herë të ketë zhvillime pozitive ne QKMF-Lipjan, domosdo subjekti PDK do të tentoj të hutoj qytetarin me shqetësime false, për nevoja elektorale dhe personale te individit.

Po jua përkujtoj qytetar të nderuar se para tri viteve kjo klikë, këta ,,njohës dhe zbatues të ligjit” e këtyre njerëzve padrejtësisht nuk më patën vazhduar kontratën time në pozitën e drejtorit të QKMF-së, por nga lakmia dhe verbimi nga pushteti brenda tre muajve i bënë tri emërime një individi, por falë vendimit të drejtë të këshillit të pavarur mbikëqyrës dhe gatishmërisë së zbatimit të vendimeve nga struktura e re politike dhe Kryetarit të komunës, pa marr parasysh bindjen time politike,  zbatoji vendimin e këtij këshilli dhe unë me të drejtë fitova vendin tim të punës aty ku edhe punoj aktualisht.

Me kënaqësi dua te ju njoftoj se së shpejti fillon implementimi i një projekti me AQH-Zvicerane, për pajisjen e sektorit te pediatrisë me inventar dhe pajisje mjekësore, e kjo do te rrisë cilësinë e shërbimeve pediatrike ne QKMF, ku ambienti i këtyre ordinancave do të jete si ambient i kopshteve të fëmijëve, dhe është vlerësuar nga shoqata e pacienteve si projekti me i mire për pacientin ne kujdesin primar shëndetësor dhe donatori AQH nga 12 komunat sa kane konkurruar me projekte te ndryshme.

Nga ky projekt- donator do të kemi përkrahje  edhe për tri vite pra deri më 2020. Falë angazhimeve tona menaxheriale.

Përkushtimi jonë do të mbetet vazhdimisht përmirësimi i shërbimeve shëndetësore ndaj qytetarit si dhe ruajtja dhe përmirësimi i shëndetit të popullatës.

Me respekt

Dr Agim N Krasniqi

Drejtor në QKMF-Lipjan

wwww

Kjo ka qenë gjatë kohës së PDK-së në pushtet , dhe kjo është arsyeja e vërtet pse është grisur data e këtij rekomandimi me qellim të zvogëlimit të ngarkesave të panevojshme gjatë natës në shërbimin e urgjencës!(sic), ka reaguar ai.

 

Komunikata e lëshuar dje nga PDK…

22222233

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...