Reagon Komuna e Lipjanit shtëpia e shëndetit në Gushtericë të Poshtme nuk menaxhohet nga Komuna e Lipjanit

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit, ka  sqaruar  opinionin gjerë, lidhur me publikimin e një dokumenti- raporti mjekësor,

Komuna e Lipjanit, sqaron opinionin gjerë, lidhur me publikimin e një dokumenti- raporti mjekësor, nëpër portale të ndryshme, të cilin e ka lëshuar Shtëpia e Shenëndetit në Gushtericë të Poshtme ( Donja Gushterica) në gjuhën serbe dhe e vulosur në çirilicë.
Me këtë rast, Komuna e Lipjanit, njofton dhe sqaron publikun e gjërë se Shtëpia e Shëndetit në Gushtericë të Poshtme nuk menaxhohet nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale nga Komuna e Lipjanit, pasi që fshati Gushtericë e Poshtme nuk i takon Komunës së Lipjanit por Komunës së Graçanicës, thuhet në reagim, transmeton LipjaniNews.

Mjekët serbë në Kosovë, siç duket, përveç pagave që marrin nga Kosova, ata paguhen edhe nga Serbia. Përveç kësaj, dokumentet në të cilët ata përshkruajnë udhëzimet mjekësore janë në gjuhën serbe dhe me alfabet cirilikë, transmeton lajmi.net.

Kështu të paktën fakton Dr. Jusuf Ulaj. Ai ka bërë publike një dokument, që është lëshuar nga shtëpia e shëndetit të fshatit Donja Gushterica të Lipjanit, ku shihet dokumenti në gjuhën e vjetër sllave.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Dr Ulajt, si dhe të shihni fotografinë e shpërndarë nga ai. /lajmi.net

“Sot duke punuar në klinikën time AURA, me ra ne dorë ky dokument zyrtar shëndetësor i lëshuar në shtëpinë e shëndetit në fshatin Donja Gushterica, komuna e Lipjanit. Siç e shihni, shkruan vetëm në cirilic: Republika Serbija …bllablla.  Këta punëtorë marrin rroga edhe nga buxheti i Republikës së Kosovës. Inspektorati i cilit shtet duhet të intervenoj dhe t’iu tregoj këtyre qytetarëve të Republikës së Kosovës se këtu është KOSOVË e jo Serbi”, ka shkruar Ulaj.

SHIKO MË SHUMË

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...

“Për trimëri e heroizëm”, Gucati dekoron veteranin e UÇK-së, Bekim Metaj

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati i ka ndarë dekoratë për heroizëm dhe trimëri veteranit...