Reagon Komuna: Ditëve të fundit përsona të pandergjegjshëm po i dëmtojnë asetet publike në qytetin e Lipjanit

PUBLIKUAR

Kërkojmë nga institucionet e Policisë së Kosovës për të ndërmarrë veprimet e nevojshme për sjelljet e pandërgjegjëshme të disa qytetarëve, të cilët ditëve të fundit qëllimisht po shkaktojnë defekte në ndriçimin publik në qytetin e Lipjanit si dhe në heqjen e pusetave të ujëmbledhësve dhe veprime të tjera të dëmshme ndaj aseteve publike. Ditëve të fundit këta përsona po i dëmtojnë asetet e pastaj po i fotografojnë duke i shfrytëzuar ato për qëllime elektorale ku disa nga to janë në rrugët e qytetit.
Ne kërkojmë nga organet e rendit që të ndërmarrin veprimet konkrete ndaj përsonave të tillë që për qëllime elektorale po i dëmtojnë këto asetet publike.
Shembulli i shkaktimit të dëmeve në ndriçimin publik po e dëshmojmë edhe me foto sikur edhe dëmtimi i pusetave dhe pengesave antiparking në rrugët e qytetit.
Gara zgjedhore nuk është për të shkaktuar dëme në pasurinë shtetërore por është koha për të ndërtuar kulturë në ruajtjen dhe kultivimin e çdo investimi në të mirë të qytetit tonë.

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...