KF Rubofci ka reaguar ndaj LipjaniNews-it në lidhje me një shkrim që është botuar në Rubriken Liga Total Lipjan, në kuadër të LipjaniNews.
Reagimi plotë nga KF RUBOFCI:
#REAGIM ndaj shkrimit të Lipjani News të shpërndarë nga Liga Total Lipjan
Për KF.RUBOFCI nuk është problem rezultati, por e vërteta qëndron ndryshe, ngase ne nuk i kishim 3 lojtarë në këtë ndeshje për shkaqe të tyre personale dhe kemi zhvilluar lojën 3+1 pasi që e kemi pasur të obliguar të luajm, përshkak se kemi munguar një herë dhe në bazë të rregullit të “famshëm”, me -2 lojë skuadrat diskualifikohen. Deri sa të gjithë e dini që në këtë sezon neve nuk kemi qenë mirë të përgaditur dhe shumë lojë i kemi humbur me rezultatet të thilla, për të ju kujtuar lojen para se të luajm me Banullen, Fc.Stublla na ka mundur me rezultat 8:3, ndërsa ju e keni regjistruar zyrtarisht 8:2 nuk i bije kurdisje kjo me Fc.Banullen. Por megjithate i mbetet Fc.Banulla për me pranu apo jo këtë vendim, të parin të llojit të tillë, prej sa jemi ne pjesë e Liga Total Lipjan. Mos të filloj me permend edhe indikacione e gjasime tjera, kur u luftojke per mbijetese para se me u tërhjek prej garave skuadra e fundit , dhe nuk u morr asnjë vendim nga Komisioni i garave i Liges Total. Për neve etiketime të tilla janë të pa pranushme si dhe jokorrekte pasi që mund të ndikojë negativisht tek përkrahësit tonë. Kërkojm nga portali Lipjani news që të jetë korrekt dhe të e publikojë këtë reagim. Me respekt, KF.RUBOFCI
Portali Rajonal Informativ ju njofton që qdo postim në rubrikën LIGA TOTAL autor i shkrimeve janë Stafi i Ligës.
Ndjejmë obligues që të ju njoftojmë që në fund të qdo artikulli gjendet një sqarim i tillë.
Çdo postim në rubrikën Liga Total në Lipjan, në kuadër të Portalit Rajonal Informativ LipajniNews, autor të shkrimeve janë stafi i Liga Total në Lipjan.
Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale ndalohet rreptësishtë.
Liga Tota Lipjan / LipjaniNews N.SH


