Reagon këshilltari i Jahjagës: Kemi vendosur të heshtim ndaj arrogancës

PUBLIKUAR

Këshilltari i presidentes Atifete Jahjaga, Adrian Prenkaj, ka reaguar ndaj debatit të fundit rreth presidentes, pas publikimit të disa notave shkollore që pretendohet se janë të presidentes gjatë shkollimit të saj të mesëm.

Prenkaj ka thënë se gjatë gjithë mandatit janë mësuar me këtë klasë politike, aspak të sinqertë, që godet ultë dhe nuk interesohet për institucionet.

“Klasa jone politike por edhe perfaqesuesit tjere jopolitik me befasojne shpesh me mungesen e konsistences per qendrimet qe i mbajne. Per tere keto vite, te gjithe perfaqesuesit e partive politike ne Kosove, pa perjashtim, kur jane ne takim te Presidentja i drejtohen asaj si Presidente e popullit me tere respektin per poziten qe ajo mban. Kur dalin jashte apo kur flasin per punen e saj, nje pjese e tyre flasin me nencmim e perbuzje. Si pjese e ekipit te saj te keshilltareve te ngushte, kemi vendosur te heshtim per arrogancen te cilen e kemi pare, te bindur qe ajo nuk i kontribuon as punes institucionale e as proceseve ne Kosove” (sic.), ka shkruar Prenkaj në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se beson se...

“Shprehim ngushëllime”, Komuna e Prishtinës njofton nisjen e hetimeve për tragjedinë në vendpunishte

Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllimet për familjen e punëtorit që humbi jetën në...

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...