Reagon Icardi: Disa njerëzve u pëlqen të flasim shumë

PUBLIKUAR

Kapiteni i Interit, Mauro Icardi, ka reaguar ndaj kritikëve të tij pas golit të parë të sezonit që e shënoi të martën mbrëma ndaj Fiorentinës.

Icardi ka insistuar se asnjëherë nuk është merakosur me mungesën e golit të parë në sezonin e ri të Serisë A, të cilin megjithatë e gjeti në fitoren e Interit 2-1 ndaj Fiorentinës në martën, transmeton Gazeta Express.

Argjentinasi ka qenë mjaft frytdhënës në sezonet e fundit, duke i shënuar 53 gola në dy edicionet e fundit – por këtë sezon iu desh të priste deri në ndeshjen e pestë për ta shënuar golin e parë.

Megjithatë, ai thotë se kjo nuk e ka brengosur, duke thënë se kritikët janë ngutur për ta gjykuar.

“Ende ka shumë punë, por jemi duke e menaxhuar situatën dhe duhet të vazhdojmë të përmirësohemi çdo javë”, tha ai për Sky Italia.

“Mungesa e golave? Disa njerëz flasim shumë në rrjetet sociale. Nuk brengosem. Nuk shënova për katër ndeshje dhe ata nisen të bëjnë zhurmë pa nevojë. Jam i qetë. I kam shënuar 12o gola në karrierën time dhe nuk brengosem”, shtoi ai. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...