Reagon Haziri: Ja çfarë thotë për publikimin e fotografisë në xhami

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka reaguar rreth fotografisë së publikuar ku ai shihet duke u falur, por ku ai nuk duket të ketë qenë shumë i kujdesshëm me “pjesën prapa”.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Haziri ka thënë se shkrepja e fotografisë në atë që ai e ka quajtur “shtëpi e Zotit” është bërë me qëllime denigrimi – gjest i cili sipas tij, është më i ulëti që dikush mund ta bëjë.

Ja postimi i plotë i tij:
Shkrepja e fotos në shtëpinë e Zotit me qëllime denigrimi, është gjesti më i ulët që dikush mund ta bëjë.

Kjo tregon kulturën e secilit dhe cka me thanë për disa që edhe në tempujt e lutjeve merren me diçka që ka qenë shumë aksidentale!

Ne shkojmë në xhami për t’iu lutur Zotit, e ju merruni me ne.

Çudi qysh disa media u japin hapësirë njerëzve, të cilët pa fije karakteri cenojnë privatësinë e të tjerëve, duke lejuar fotoshop.

Me besim të thellë në Zot, lutem që të mos ketë njerëz të tillë në shtëpinë e Zotit!(sic) /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...