Reagon Fenerbahce: “Nuk e shesim Muriqin edhe nëse marrim ofertë 30 milionë euro”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Muriqi nuk është në shitje, kështu ka thënë numri një i Fenerbahces, Ali Koç.

Vedat Muriqi e ka vazhduar aty ku e la sezonin në Turqi, duke shkëlqyer tani me skuadrën e re, Fenerbahcen, raporton Gazeta Express.

Ai po ashtu ka bërë paraqitje të mira edhe me Kombëtaren e Kosovës, duke zgjuar interesimin e shumë klubeve sipas mediave ndërkombëtare.

Raportohet se Tottenham, Manchester United, Lazio, Atl.Madrid por edhe Valencia janë duke e monitoruar ‘Gladiatorin’ e Kosovës, por presidenti i Fenerbahces, Ali Koç, ua ka mbyllur derën të gjithëve.

Vedat Muriqi, duke i shënuar gol nga penalltia Anglisë, sfidë që përfundoi 5-3, ku “Dardanët” pësuan humbjen e parë pas 15 ndeshjeve

“Nuk e kemi blerë Muriqin për ta shitur”, është përgjigjur Koçi kur është pyetur për thashethemet e fundit.

“Ai do të qëndrojë në ekipin tonë për të na ndihmuar. Unë nuk e shes edhe nëse ato klube do të më ofronin 30 milionë euro”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...