Reagon edhe vetë Shaw (Video)

PUBLIKUAR

Luke Shaw ka falënderuar ish skuadrën e tij, Southampton për mbështetje pas thyerjes së këmbës në ndeshjen ndaj PSV.

Mbrojtësi Manchester United theu këmbën kur një lojtar i PSV-së ndërhyri në mënyre të palejuar dhe bëri që Shaw të dërgohet me urgjencë në spital, transmeton Telegrafi.

”Faleminderit të gjithëve për mesazhet, nuk mund ta përshkruaj me fjalë se sa i mërzitur jam. Rruga ime për rikuperim fillon tani , do të rikthehem më i fortë”, ishte reagimi i Shaw.

”Ne do dëshironim t’i uronim të gjitha të mirat për Luke Shaw pas lëndimit të tij duke luajtur me Manchester United sonte. Rikthehu më i fortë Luke”, ishte reagimi i Southampton në rrjetin social Twitter.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi falenderimi nga rrjeti social i Shaw që shkruan ” Southampton , faleminderit. Ju nuk e dini se çfarë nënkuptoni për mua si klub , faleminderit shumë. Vërtetë e vlerësoj shumë”.
Kujtojmë se United pësoi humbje në kuadër të xhiros së parë të Ligës së Kampionëve me rezultat prej 2:1 nga kampioni holandez, PSV. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...