Drejtoria Komunale e Arsimit në Lipjan, sqaron opinionin lipjanas dhe më të gjerë, lidhur me publikimin e komunikatës nga RDK-ja në Lipjan.
Kontraktori – NTP “Maler Skenda”, me kontratë, për furnizimin me material dhe pajisje të imta, për mirëmbajtje të objekteve shkollore, është trashëguar nga ish-pushteti i kaluar, sikur që kemi trashëguar edhe personelin , udhëheqës të disa shkollave.
Drejtoria Komunale e Arsimit, ka vërejtur dhe ka vepruar me kohë, duke i ndaluar veprimet e mëtutjeshme të operatorit në shkollat e tjera, duke informuar menjëher Inspektoriatin Sanitar nga Niveli Qendror si dhe atë Komunal për të ndërmarrë masa të duhura dhe adekuate.
Andaj, ftojmë hartuesit e kësaj dizinformate të pyesin udhëheqësit e vet partiakë se kush është ky operator?. Dhe, që sa vite operon si kontraktor në Komunën e Lipjanit. Ndërsa, qytetarëve lipjanas dhe më gjerë ju mbetet që ta vlerësojnë se militant i cilit subjekt politik është NTP “ Maler Skenda” . Po ashtu, edhe kjo gjë, është trasheguar nga pushteti i kaluar, me pasojat e të cilit, ballafaqohemi ne sot. Sikur që kemi gjetur shumë shkolla të papërfunduara, shkolla pa inventar, pa rrjet interneti, pa toalete, pa ujësjellës etj… sikur se gjetëm edhe 288000 euro borgje ndaj mbi 140 mësimdhënësve në paga mbi 50 000 euro borgje në mallra dhe shërbime e shumë e shumë lëshime të tjera.
Drejtoria Komunale e Arsimit në Lipjan, i bënë me dije publikut se këtë kontratë e kemi trashëguar, dhe e cila është lidhur me datën 13.09.2013 ( gjatë fushatës zgjedhore) në mes Komunës së Lipjanit e nënshkruar nga Ragip Zejnullahu dhe NTP “ Maler Skenda” , e nëshkruar nga Skender Jashanica.
Prandaj, për çfarë afërise me pushtetin tonë na flet kjo komunikatë nga RDK.



