Buja: Nuk kam njoftim për fletarrest

PUBLIKUAR

Azem Syla, Shukri Buja e Fatmir Limaj mund ta kenë fatin e Ramush Haradinajt në disa shtete të botës. Ata kanë urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia për “krime që lidhen me luftën në Kosovë”.

Katër prej drejtuesve më të lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të listuar si persona të kërkuar në mbi 190 shtete të botës. Nga lista e të kërkuarve janë hequr Hashim Thaçi dhe Agim Çeku,  ka mësuar “Koha Ditore”.

Buja për LipjaniNews thotë se nuk kam ndonjë njoftim zyrtar për ndonjë fletarrest.

“Nuk kam asnjë njoftim zyrtar për këtë nga ndonjë institucioni! Unë kam udhëtuar në shumë shtete evropiane dhe skam pas ndonjë penges por të mira nuk pres nga Serbia dhe sdo të çuditsha nëse është lëshuar ndonjë fletarrest nga Serbia” tha Buja.

Buja për LipjaniNews tha se çuditem nga mosveprimi i institucioneve tona dhe respektimin e këtyre fletarresteve “Sdo të çuditsha nëse është lëshuar ndonjë fletarrest nga Serbia, çuditem me mosveprimin e institucioneve tona dhe respektimin e këtyre fletarresteve të Serbisë nga shtetet mike si Sllovenia, thotë Buja. /LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...

Vdes Drejtori i HANDIKOS Lipjan Afrim Mena

Kryetari Komunës ka ngushëlluar familjen Mena me rastin e ndarjes nga jeta të Drejtorit...

Lipjan: I gjendet një armë zjarri në veturë, shoqërohet në stacionin policor një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është...