Mario Balotelli ka reaguar ndaj tifozëve italianë, të cilët e shpalosen një pankartë ofenduese gjatë fitores së Italisë 2-1 ndaj Arabisë Saudite të hënën mbrëma.
Sulmuesi i Nice u paraqit për Kombëtaren e Italisë për herë të parë pas plot katër viteve dhe shënoi një super gol në fitoren e skuadrës së tij, transmeton Gazeta Express.
Një ndeshje pozitive për të, e para nën urdhrat e Roberto Mancinit, u prish kur një pankartë u pa në tribuna me mbishkrimin: “Kapiteni im ka gjak italian”.
Ishte një shenj drejtuar Balotellit, i cili do të bëhet zëvendës-kapiten i Italisë, pasi Gianluigi Buffon dhe Daniele De Rossi janë pensionuar nga Kombëtarja.

27-vjeçari, i cili ka prind biologjik ganezë, reagoi duke u thënë tifozëve: “Njerëz, po jetojmë në vitin 2018! Ju lutem mjaft më!”. /Gazeta Express/


