Reagon babai i Lionel Messit

PUBLIKUAR

Messi mund të largohet nga Barcelona vetëm atëherë kur katalunasit nuk luajnë në një ligë të fortë, thotë babai i Leos.

Jorge Messi, babai i Lionel Messit, ka sugjeruar se ka një klauzolë në kontratën e re të argjentinasit që i lejon të largohet nga Barcelona nëse Katalonia fiton pavarësinë dhe klubi nuk mund të luajë në një “ligë konkurruese”.

Por, ai ka hedhur poshtë gjitha spekulimet se mund të largohet pa asnjë cent dhe gjëra tjera që janë raportuar ditëve të fundit.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë vitin që lamë pas nënshkroi kontratën e re që do ta mbajë në Camp Nou deri në vitin 2021 klauzola e të cilit do të jetë 700 milionë euro.

Sido që të jetë, tashmë raportohet se ka një klauzolë që i lejohet Messit të largohet në klubi nëse nuk bënë gara në një ligë konkurruese.

“Gjithçka që është thënë, nuk është e vërtetë”, tha babai i Leos.

“Ka një marrëveshje që Leo Messi të qëndrojë në klub aq gjatë sa klubi të luajë në top ligë”, shtoi ai.

“Nëse Katalonia e fiton pavarësinë, atëherë Lionel do të qëndronte në Barcelona aq gjatë sa ata bëjnë gara në një ligë konkurruese”, shtoi Jorge Messi.

Messi ka realizuar 15 gola në La Liga këtë sezon ku Barça është nëntë pikë para rivalit më të afërt, Atletico Madrid. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...