Reagon ashpër Eto’o, pasi u cilësua si anësor në Ekipin e Ëndrrave të Topit të Artë

PUBLIKUAR

Samuel Eto’o e ka kritikuar ashpër revistën franceze, France Football, e cila e cilësoi ish-sulmuesin e Kamerunit si anësor në nominimin për Ekipin e Ëndrrave të Topit të Artë.

Eto’o ka pasur një karrierë legjendare në ekipe si Inter, Barcelona, Chelsea dhe Mallorca, raporton Gazeta Express.

Ai ka fituar tri La Liga dhe dy Liga të Kampionëve bashkë me ekipin blaugranas para se t’i bashkohej Interit me të cilin e fitoi edhe një tjetër Ligë të Kampionëve.

Në total, Eto’o i ka shënuar 371 gola në 764 ndeshje, gjithashtu ka qenë pjese e ekipit të vitit nga UEFA në vitin 2005 dhe 2006.

Sidoqoftë, Eto’o të gjitha këto i ka fituar duke luajtur si sulmues qendror.

Si rezultat i kësaj, 39-vjeçari ndien se France Football nuk e ka respektuar duke e vlerësuar si sulmues të krahut të djathtë.

“Faleminderit, por unë kam luajtur 1-2 sezone në krahun e djathtë (ndërsa kam 25 vjet karrierë duke luajtur në qendër),” shkroi Eto’o në Twitter.

“Mungesë respekti nga France Football, sidoqoftë!”/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...