AAK-ja në Lipja ka reaguar ndaj lajmeve për lagrimin e Remzi Mehmetit nga ky subjet.
Ky është reagimi i AAK-së në Lipjan:
Përcaktimi për angazhim politik dhe përkatësi politike në kuadër të një subjekti politik është krejtë vullnetar, përfshirë edhe pushimin nga ky aktivitet. Kryesia e AAK-së në Lipjan nuk ka marrur asnjë deklarim apo njoftim formal përkitazi me angazhimin e personave të apostrofuar në Lipjani News. Përsonat për të cilët përshkruhet në Lipjani News që paskan dhënë dorëheqje, asnjëri nga këta nuk i’u përkasin strukturave udhëheqëse të AAK-së të dala nga forume zgjedhore dhe nuk janë vërejt të kenë zhvilluar ndonjë aktivitet në interes të subjektit, që nga themelimi i strukturave aktuale të Degës në Kuvendin Zgjedhor 2015.
Në këtë rast veqojmë z. Remzi Mehmeti i cili në qdo fazë të zhvillimit politik të AAK-së ka dhënë kontribut dhe ka shfaq qëndrim dinjitoz. Tërheqja nga strukturat organizative është akt personal, i vullnetshëm i z. Mehmeti dhe njeherit ai vazhdon kontributin e tij si anëtar i AAK-së.
AAK në prag të këtij procesi zgjedhor është më e konsoliduar se kurdoherë më parë dhe e liruar në plotni nga primesat e matrapazllëkut që kanë stagnu zhvillimin e AAK-së.
Ndërsa sa i përket Lipjani Newsit rikujtojmë thënjen: “Njeriu është aktor dhe autor i fatit t’vet” gjë që është e vlefshme edhe për mediumet si ai.



