Reagojnë nga Qeveria e Serbisë: Po tentohet pushimi i veriut, kemi informuar Brukselin

PUBLIKUAR

E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri, ku situata është tensionuar pas aksionit kundër kontrabandës të Policisë së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviq, ka thënë aksioni i sotëm i policisë së Kosovës është  tjetër provokim i kryeministrit Albin Kurti, para zgjedhjeve lokale, derisa shtoi se për këtë e ka informuar edhe Miroslav Lajçakun.

“Ndërsa ne po zgjidhim gjithçka përmes dialogut, ju keni Kurtin dhe të tjerët që po i zgjidhin gjërat përmes krizave për të pushtuar veriun e Kosovës, që është obsesioni i tyre. Ata po përpiqen të kriminalizojnë veriun”, ka thënë Petkoviq për Tanjugun serb.

Pas ndërmarrjes së aksionit qindra serbë lokalë janë mbledhur në pjesën veriore të Mitrovicës të cilët edhe kanë sulmuar policinë e Kosovës me grushte duke kundërshtuar aksionin. /Reporteri.net

 

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...