Reagojnë gazetarët e WP dhe BBC: Kërcënimi u paralajmërua nga Osmani

PUBLIKUAR

Gazetari i Ëashington Post, Ishaan Tharoor, ka thënë se e ka intervistuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kishte thënë se “Rusia përmes Serbisë e kërcënon Kosovën”.

“Unë e intervistova presidenten e Kosovës disa ditë më parë dhe ajo paralajmëroi për kërcënimin e Rusisë, nëpërmjet Serbisë, duke provokuar konflikte të reja në Ballkanin Perëndimor. Dhe ja ku jemi…”, ka shkruar ai në Tëitter, referuar ngjarjeve në Veriun e Kosovë.

Këtë Tharoor e tha duke shpërndarë fjalët e Francis Scarr, gazetarit të BBC, i cili shkroi për paralajmërime nga Beogradi për nisjen e “një operacioni ushtarak sonte”.

“Presidenti serb Vuçiq pretendoi se Kosova do të nisë një operacion ushtarak sonte dhe një anëtar i partisë së tij po flet se Serbia duhet të “denazifikojë” Ballkanin. Shenja shumë shqetësuese”, ka shkruar Scarr. /Express

 

 

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...