Benzema është duke u kritikuar për paraqitjen ndaj Valencias në “Santiago Bernabeu”.
Real Madridi ka barazuar 2:2 me Valencian në “Santiago Bernabeu”, duke lëshuar dy pikë që në xhiron e dytë të La Ligas.
Në këtë ndeshje kishte raste të shumta, Karim Benzema, por nuk arriti t’i konkretizonte ato.
Rasti i artë ishte në minutën e 88’të, por sulmuesi francez huqi krejtësisht portën, diçka që e shtyri edhe Zinedine Zidanen të reagojë në mënyrë të çuditshme. /Gazeta Express/


