Reagimi i trajnerit të Milanit pas barazimit me Interin

PUBLIKUAR

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka thënë se skuadra e tij dëshmoi se është e fortë këtë sezon, pas barazimit 1:1 me kampionin Inter të dielën.

Ciprian Tatarusano ishte heroi i Milanit, pasi e priti penalltinë e Lautaro Martinezit, pasi Hakan Calhanoglu e kishte kaluar Interin në epërsi dhe Stefan de Vrij kishte realizuar autogol në San Siro, raporton Gazeta Express.

Milani mbetet ekip i pamposhtur këtë vit në Serie A, i vetmi bashkë me Napolin.

Pioli u duk i kënaqur me barazim duke folur pas ndeshjes.

“Synim ishte fitorja, por ishte e koklavitur. Ekipi tregoi shpirt dhe pasi vuajtëm në pjesën e parë, u kthyem fuqishëm në pjesë të dytë”, tha Pioli.

“Interi është ekip i fortë dhe ne dëshmuam sonte se edhe ne jemi të fortë. Patëm vështirësi, por ne treguam guxim sonte dhe të dy ekipet patën mundësi të fitonin”, shtoi ai.

Milani e ndan kreun e tabelës në Serie A ma Napolin me nga 32 pikë secili, ndërsa Interi ngel i treti me 25 pikë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...