Reagimi i të dëbuarit Djokovic pasi Nadali e fitoi Australian Open 2022

PUBLIKUAR

Novak Djokovic, tenisti serb i dëbuar nga Australia, e ka uruar Rafael Nadalin për fitimin e titullit të 21-të rekord në karrierë pas triumfit në një finale epike kundër Daniil Medvedevit në Australian Open të dielën.

Nadal, numër 6 në botë, u rikthye nga 0:2 në sete për të fituar 3:2, 2-6 6-7 (5-7) 6-4 6-4 7-5, në mënyrën më epike të mundshme kundër numrit dy të botës nga Rusia në Melbourne, raporton Gazeta Express.

Medvedevi e kishte lojën në dorë duke mbizotëruar plotësisht në dy setet e para, para se Nadal ta shfaqte shpirtin e madh luftarak për tejkaluar atë në pesë sete.

Nadali nuk ishte i sigurt nëse do të rikthehej më në fushën e tenisit, pas një lëndimi serioz në këmbë.

Triumfi i në Australian Open 2022 nënkupton se Nadali tani ka më shumë tituj grand slam se Roger Federeri dhe se Novak Djokovici, të cilat i kanë nga 20 secili.

Djokovici kishte mbërritur në Australi më 6 janar me shpresën për ta mbrojtur titullin në Australian Open dhe për t’i tejkaluar rivalët Nadal dhe Federer.

Por tenisti 34-vjeçar nga Serbia u dëbua nga Australia pasi nuk ishte i vaksinuar kundër Covid-19.

Në një reagim në rrjetet sociale pas ndeshjes, Djokovic shkroi: “Urime Rafael Nadal për grand slamin e 21-të. Arritje e mahnitshme. Gjithmonë shpirt luftarak mbresëlënës që triumfoi edhe një herë tjetër”./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...